Transmetuar më 04-03-2025, 10:40

Tiranë, 4 mars 2025 – GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për kthimin e telefonit celular që iu sekuestrua gjatë arrestimit të tij. Veliaj kishte pretenduar se sekuestrimi i telefonit ishte bërë në mënyrë të paligjshme.

Kryebashkiaku Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt, nën akuzën për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, veprën penale të kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, është lënë në masën e sigurimit “detyrim paraqitje”.

Sipas SPAK, nga hetimet paraprake ka rezultuar se, Veliaj dhe bashkëshortja e tij kanë krijuar dhe operuar një mekanizëm për të siguruar përfitime të parregullta nga fondet publike të administruara nga Bashkia Tiranë, duke pasuruar personalisht Veliajn dhe familjen e tij përmes veprimeve të kundërligjshme dhe të kamufluara.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit