

Berlin, 04 mars 2025 – Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer sërish në komentet e tij mbi anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian (BE), duke e cilësuar këtë si një akt hakmarrjeje. Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit online në rubrikën "Sy m’sy" nga Berlini, Rama theksoi se për Shqipërinë ka ardhur koha për të marrë vendin që i takon, pas shumë vitesh poshtërimesh të përjetuara.
Rama u shpreh se Shqipëria është poshtëruar për dhjetëra vite, jo vetëm nga të huajt, por edhe nga disa të brendshëm, dhe tani është koha për t’u ngritur dhe për të kërkuar të drejtat e saj.
Rama tha: "Energjinë më të madhe e gjej tek hakmarrja. Dua të marr hak. Na kanë poshtëruar shumë gjatë, na kanë poshtëruar të huajt, na kanë poshtëruar tanën me dhjetëra e dhjetëra vite. Është koha të marrim hak, dhe është fantastike të marrim hak duke u ulur në tryezën e BE-së, njësoj të barabartë me të tjerët."
Ky qëndrim i kryeministrit Rama nënvizon se anëtarësimi në BE nuk është vetëm një mundësi për zhvillimin e Shqipërisë, por edhe një mundësi për të rikthyer dinjitetin dhe për të kërkuar të drejtat e humbura për shumë vite.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






