Transmetuar më 04-03-2025, 09:37

Jemi në prag të ndeshjeve të 1/8-ve të Champions League dhe në rrugën e Arsenalit ndodhet PSV Eindhoven, që tashmë ka befasuar Juventusin dhe tani synon të përsërisë suksesin ndaj një tjetër skuadre që, të paktën në letër, konsiderohet favorite.

Trajneri i "Topçinjve", Mikel Arteta, foli në konferencën për shtyp duke analizuar sfidën, me një referencë të veçantë ndaj ecurisë së fundit në kampionat: "Nuk mund t’i ndryshojmë gjërat, duhet të mësojmë nga kjo situatë dhe të reagojmë në ndeshjen e radhës. Kemi mësuar shumë për veten tonë në këtë edicion të Champions League".

Më tej, ai shtoi: "Sezonin e kaluar kemi luajtur ndryshe në shtëpi dhe në transfertë, veçanërisht në Europë. Këtë sezon kemi qenë shumë më të qëndrueshëm. Kemi shënuar shumë gola dhe kemi pësuar shumë pak. Kemi pësuar vetëm 3 gola në këtë kompeticion, gjë që është fantastike. Kjo është një bazë shumë e mirë për të vijuar përpara".

Arteta vazhdoi duke nënvizuar soliditetin e Arsenalit në Europë: "E kemi potencialin, skuadra e ka treguar tashmë veten. Tani duhet të vazhdojmë kështu. Nëse shohim ekipet që kanë pasur shumë sukses, shifrat në aspektin mbrojtës janë thelbësore. Për më tepër, kemi treguar se mund të shënojmë shumë gola në këtë garë. Skuadra tani është e ndryshme, por ende ka shumë cilësi për të bërë mirë".

I pyetur nëse beson se Arsenali ka forcën për ta fituar Champions League, Arteta u përgjigj: "Është si të ndodhesh në një tunel, përpara kemi vetëm PSV-në dhe duhet të jemi më të mirë se ata. Kjo është e vetmja gjë që kemi në mendje tani.

Realiteti është se fokusohemi vetëm te ndeshja e radhës. Përballë do të kemi një skuadër që eliminoi Juventusi, me gjithë historinë e tij. I njoh mirë vështirësitë, kemi luajtur shpesh kundër tyre vitet e fundit dhe e dimë që do të jetë një ndeshje shumë e bukur".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit