Transmetuar më 03-03-2025, 20:53

Durrës, 3 mars 2025- Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Kullë-Manëz. Mësohet se një makinë tip "Opel Corsa" ka përplasur një këmbësor, i cili ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra nga përplasja.

Viktima, me inicialet S. A., është rreth 30 vjeç dhe aktualisht ndodhet në morgun e spitalit rajonal Durrës. Efektivët e policisë së qarkullimit rrugor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shoqëruar shoferin e mjetit. Ai është duke u marrë në pyetje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit