

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos do të vizitojë Shqipërinë në 13 dhe 14 mars.
Kjo është vizita e saj e parë në Tiranë, e paralajmëruar që në janar, teksa fliste para deputetëve në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel.
Në konferencën e Mynihut në 16 shkurt të këtij viti, në panelin me kryeministrin Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickosk, komisionerja Kos deklaroi se i Shqipëria ka të gjithë kapacitetet që të përmbyllë procesin e shqyrtimit të grupkapitujve deri në vitin 2027.
Në fjalën e saj Kos theksoi se sot BE e ka fokusin te siguria dhe paqja në një kohë ku sipas saj kërcënohet nga forca të jashtme.
Sipas saj, zgjerimi i BE-së sot është ndryshe nga mënyra se si ishte para katër a pesë vjetësh dhe se tashmë është një moment të ri pozitiv në BE.
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, deklaroi ishte duke folur me kryeministrin Edi Rama për të organizuar një ndeshje basketbolli mes një përfaqësueseje të vendeve anëtare të BE-së dhe një përfaqësueseje të vendeve kandidate.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






