

Rradhë mjetesh në pikën kufitare të Kapshticës.
Dhjetëra mjete presin për të kaluar drejt shtetit grek pasi kanë patur disa ditë pushim, për shkak të një feste që njihet në Greqi si “E hëna e pastër”.
Emigrantët e kthyer pak ditë më parë në atdhe, ditën e sotme po i drejtohen sërish Greqisë, por numri i lartë i mjeteve ka bërë të krijohet rradhë në këtë doganë.
Drejtuesit kanë rreth 1 orë që presin të kalojnë.
Sipas informacioneve, pala shqiptare po punon me 5 sportele ndërsa pala greke më e ngadaltë me vetëm 3 sportele.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






