

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Xhyrë në Njësinë Administrative Hotolisht , Bashkia Librazhd.
Një automjet tip benz me targë AA 950 RZ që po qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Librazhd -Prrenjas ka humbur drejtimin e lëvizjes duke dalë jashtë korsisë së rrugës.
Për pasojë është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës dhe trafikndarësja i është futur makinës mes për mes makinës në anën e pasagjerit.
Fatmirësisht drejtuesi ka qenë duke udhëtuat vetëm dhe nuk ka pësuar lëndimi nga aksidenti i tmerrshëm.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






