Transmetuar më 03-03-2025, 10:12

Pas përfundimit të javës së 27-të të Kategorisë Superiore, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të këtij "stacioni" të garës. Portieri më i mirë i javës është përzgjedhur ai i Teutës, Angelo Tafas.

Në mbrojtje kanë spikatur dy lojtarë të Elbasanit, Sigitas Olberkis dhe Emiljano Musta. Katërshen e këtij reparti e plotësojnë Arsid Kruja (Teuta) dhe Elvis Prençi (Skënderbeu).

Mesfusha përbëhet nga Olsi Myrta (Laçi), Klevi Qefalija (Dinamo City) dhe Ardit Deliu (Vllaznia).

Në majën e sulmit qëndron Peter Itodo i Dinamo City, teksa në krahë qëndrojnë Redi Kasa i Egnatias dhe Saleh Nasr i Skënderbeut.

Trajneri i javës është përzgjedhur Ernest Gjoka. Skënderbeu i Gjokës mposhti në transfertë Bylisin me rezultatin 3-0.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit