Transmetuar më 03-03-2025, 09:42

Milan po punon për të zgjedhur drejtorin e ri sportiv, me dy kandidatët kryesorë, Igli Tare dhe Fabio Paratici. Siç raporton “Sky Sport”, pas një periudhe në kërkim të Andrea Berta nga Atletico Madridi, që duket se do të kalojë në Premier League, tani është një garë mes Tares dhe Paratici. Të dy kanë pasur tashmë biseda me Gerry Cardinale dhe Zlatan Ibrahimovic, ndaj pritet që zgjedhja të bëhet deri më 5 mars.

Milani ka ndërmend të dërgojë sinjale dhe të programojë të ardhmen. Pas zgjedhjes së drejtorit sportiv, do të mendohet edhe për pankinën. Duket se e ardhmja e Sergio Conceicao është e pasigurt, me emra si Maurizio Sarri dhe Fabregas, të cilët përmenden për ta zëvendësuar.

Një pjesë e komunikatës së ashpër të publikuar në mbrëmjen e së shtunës nga “Curva Sud Milano” thoshte: "Janë të dukshme dhe të pajustifikueshme fajet e një pronësie plotësisht të padukshme, që ka zgjedhur të eleminojë një figurë kyçe si ajo e drejtorit sportiv, e cila është thelbësore për të ndërtuar një ekip të denjë dhe siguruar praninë e tij të vazhdueshme e konstruktive në Milanello".

Dhe në fakt, në këtë sezon klubi kuqezi ka bërë zgjedhje të konfuzuara dhe të paqarta, që e kanë çuar Milanin shumë larg zonës Champions. Një mangësi e dukshme ka qenë pikërisht ajo e drejtorit sportiv. Kjo mangësi, për të cilën klubi po kërkon një zgjidhje, ka për qëllim të zgjidhet për sezonin e ardhshëm.

Synimi është të zgjidhet një figurë me përvojë, që mund ta mbështesë ekipin e punës tashmë të pranishëm në “via Aldo Rossi”. Në këtë drejtim, ditët janë të nxehta në “Casa Milan”, sepse zgjedhja pritet të bëhet e njohur deri më 5 mars.

Tani është një garë mes dy kandidatëve për këtë pozicion: Igli Tare, që ka qenë 14 vite te Lazio, dhe Fabio Paratici, i cili pas Juventusit ka punuar për dy vite te Tottenham.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit