

Milani vazhdon të përjetojë një periudhë të vështirë. Humbja 2-1 në “San Siro” kundër Lazios ishte e dyta brenda pak ditësh, duke e vështirësuar objektivin për kualifikim në zonën Champions. Ja çfarë tha mbrojtësi kuqezi Matteo Gabbia për DAZN, referuar disfatës së mbrëmshme:
"Sigurisht që ka shumë zhgënjim në dhomën e zhveshjes, është normale. Momenti është shumë negativ. Ajo që duhet të bëjmë është të qëndrojmë sa më të bashkuar, duke punuar me krenari dhe dhënë maksimumin. Janë edhe 11 ndeshje për t’u luajtur, duhet ta mbyllim sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme".
Qasja ndaj ndeshjes nuk ishte e duhura: "Pjesa e dytë ishte padyshim më e mirë se e para, por nuk duhet të ndodhë kështu. Duhet të punojmë me trajnerin për të kuptuar se ku kemi gabuar dhe çfarë nuk kemi arritur të zbatojmë në lojë. Gjithçka varet nga ne dhe nga ajo që japim në fushë. Është një moment i vështirë, por duhet të qëndrojmë të bashkuar pas këtyre vështirësive".
Reagimi ndaj fjalëve të Conceição: "As trajneri më i mirë në botë s’mund ta rregullojë këtë situatë pa ndihmën e lojtarëve. Nuk jam unë, personi që duhet të komentojë analizën e trajnerit. Ai ka bërë vlerësimin e tij dhe është e drejtë që të marrë vendimet e veta, duke dhënë maksimumin, ashtu si edhe ne. Kur diçka nuk shkon si duhet, është normale të marrësh përsipër pasojat. Nuk më takon të përgjigjem për fjalët e trajnerit, por unë dhe skuadra do të përpiqemi të përmirësohemi dhe të ecim të gjithë në të njëjtin drejtim”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






