
21:00 | I riu plagos një burrë 85 vjeç në mes të lokalit, çfarë njofton policia e Beratit
- 20:54 | Ngjarja e rëndë në Vushtrri/ Mësohet identiteti i 42-vjeçares, la pas tre fëmijë
- 20:49 | Plagosje me thi’kë në Berat
- 20:43 | Silvinjo bën ndryshime të mëdha! Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Andorra
- 19:43 | Zgjerimi i BE, Marta Kos: Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, janë të parat që përfitojnë!
- 19:12 | Familjarët nuk tërheqin trupin e palestinezes së vrarë në Shqipëri, mund të varroset në Tiranë
- 19:10 | Futën ilegalisht me kamion në Britani një grua dhe një fëmijë 6 vjeç, arrestohet shoferi dhe dy shqiptarë
- 19:02 | Përgjaket sërish Kosova, një burrë dhe një grua humbin jetën
- 18:30 | Vrasja e 19-vjeçarit në Kosovë, Bleon Dibrani pranon krimin. Prokuroria kërkon paraburgim
- 18:07 | Vrasja në Vushtrri, familjari i viktimës: Shkaku është xhelozia pse shkoi të punonte në një vend tjetër
Sherri në shkollë pasoi vrasjen e Arditit në Kosovë
- Përse ia morën jetën djalit vetëm 19 vjeç në Kosovë
- Horoskopi i Paolo Fox, e Hënë 24 Mars 2025. Pasqyra ditore për të gjitha shenjat
- Dhimbja e 2 prindërve, shpëtuan nga aksidenti, por humbën vajzën e tyre pasi ranë në lumë me makinë. 40 minutat e pafundme
- 3 Shenjat më me fat dhe 3 që duhet të bëjnë sytë katër sot, sipas Paolo Fox
- Donald Trump tregon kush e vrau ish-presidentin e SHBA-ve, John F. Kennedy!
- Xhelozia e çmendur e çoi në krim – 68-vjeçari qëllon gruan me çifte dhe e sulmon me xham në Shkodër
- Cilën kuti emergjence theu Jozi? Surpriza dhe dënimi që mori banori
- Horoskopi ditor i Susan Miller për sot, e hënë, 24 Mars 2025
- Një kamionçinë bie në luginë, 12 viktima dhe 4 të plagosur
-
Robert De Niro e konfirmon: Po rikthehet me ‘Meet the Parents 4’!
-
Justin Bieber: E urrej veten!
-
Cilën kuti emergjence theu Jozi? Surpriza dhe dënimi që mori banori
-
“Është fallso komplet, aktrim i dobët…”/ Visjani për Laertin dhe zgjedhjen e tij për nominimin kokë më kokë me Valbonën: U tregua grek!
-
Valbona apo Laerti, kush mendoni se do lërë shtëpinë e “Big Brother VIP 4” të martën?
-
Të vendosur para sfidës nga Vëllai i Madh, Laerti zgjedh nominimin ‘kokë më kokë’ ndahet nga Valbona si një banor
-
‘Dy javë para se të hynim kam qenë në kafe me Laerti dhe shoqen e tij’! Rozana bën deklaratën e papritur për Laertin
-
‘O psikopate’! Marrëdhënia me ulje-ngritje e Eglit dhe Gjestit, Rozana për banorin: Ke frikë të luash vetëm
-
Surprizoi mbesën e saj në BBV, Tefta Radi: ‘Rozi bën diferencën di të luajë, uroj që ta fitojë’!
-
‘Më falni nëse kam bërë gabim…’! Gjesti përlotet teksa qëndron në oborr
-
Kush janë personazhet që pritet të jenë pjesë e “Ferma VIP” këtë edicion (EMRAT)
-
Dafina Zeqiri reagon ndaj kritikave: Shtatzënia nuk më ndalon të performoj
-
“Ti bëhesh xheloz për shokët, tmerr”/ Jozi-Aldos: Ke kërcyer me Loredanën…
-
Çudit Laert Vasili: Vij nga i njëjti trung familjar me Millosheviçin
-
‘Dashnori i syve që të pëlcasin e të dalin’! Egli i kthehet ashpër Gjestit: Atë fjalë mos e përdor me mua
-
‘Djalë apo vajzë, nuk ka rëndësi për ne’! Einxhel Shkira dhe DJ Dagz zbulojnë gjininë e fëmijës së dytë
-
Emocionuese! Rozana takon Tefta Radin, ikona e ekranit shqiptar: E shtrenjta ime, jam krenare me ty!
-
‘Nuk më ke dashur’! Gjesti akuzon Eglin
-
“Atë të shëndetit mendor e ka rrenë”/ G Bani: Egli është avokatja e djallit!
-
Njësoj si ajo dhe Bardhi! Sara Gjordeni ka dy fjalë për Eglin dhe Gjestin (FOTO)
-
“Më mirë ja them një qeseje në rrugë të dua, se sa ty”/ Egli nuk përmbahet ndaj Gjestit
-
Plas sherri mes Rozanës dhe Eglit
-
‘Do ta shtyp me makinë’! Debat i ashpër mes Neda Ballukut dhe Rozana Radit
-
“Nuk ikën dashuria për 9 ditë”/ Rozana për raportin Egli-Gjesti: Kush e di ça pret publiku…
-
‘Edhe sikur të gjithë të ikni dhe 5 të mbeten’! Reagimi i familjarëve të Eglit pas rënies së ndjekësve

Në një proces votimi krejtësisht të parëndësishëm në thelb, PD-ja arriti ta njollosë atë nga Konispoli në Tropojë, vetëm për shkak të vesit të saj për të vjedhur vota apo për të përdorur banditë dhe para për t’i fituar ato. Dhe kjo kundër njëri-tjetrit! Merreni me mend çfarë do t’i bënin Shqipërisë po t’ju lihej në dorë organizimi i zgjedhjeve!
Nga Mero Baze
Votimet e sotme në degët e Partisë Demokratike në gjithë Shqipërinë për një listë kandidatësh të mundshëm për deputetë janë një skaner i dhimbshëm i situatës në të cilën ndodhet forca kryesore opozitare.
Votimi u dominua nga vesi për të vjedhur apo blerë vota, vesi për të votuar idiotët e dobishëm dhe, mbi të gjitha, vesi për të depersonalizuar, përmes votimit, të gjithë ata që konsiderohen njerëz jo besnikë të Sali Berishës.
Edhe pse votimi ka vetëm 30% rëndësi, nëse ata do të bëhen apo jo deputetë – pasi 70% peshon vendimi i Sali Berishës – të gjitha veset u shfaqën edhe në këtë proces.
Problemi i parë madhor i PD-së është pikërisht ai për të cilin ajo akuzon vazhdimisht kundërshtarët: vjedhja dhe blerja e votës.
Nga Saranda në Shkodër, kandidatët raportojnë masivisht për disa rivalë që kanë blerë dhe vjedhur vota për të dalë në krye të listës. Në disa raste, si ai i Balliut junior në Tiranë, situata ishte edhe më keq, pasi ai është nën akuzë se ka ndërruar dy kuti votimi ku ka dalë 98 për qind dhe në kutitë e tjera ka vota të papërfillshme. Ai është I fotografuar me “të fortët” e familjes Berisha, tek dera e qendrës së votimit.
Pra këta tre të parët e primareve të Tiranës ose kanë gjurmuar bastionet e tyre ose kanë blerë dy kuti siç ka bërë Balliu. Vetëm Alimehmeti dhe Tabaku kanë vota kapilare normale në gjithë njësit e kryeqytetit.
Pra, në një proces votimi krejtësisht të parëndësishëm në thelb, PD-ja arriti ta njollosë atë nga Konispoli në Tropojë, vetëm për shkak të vesit të saj për të vjedhur vota apo për të përdorur banditë dhe para për t’i fituar ato. Dhe kjo kundër njëri-tjetrit! Merreni me mend çfarë do t’i bënin Shqipërisë po t’ju lihej në dorë organizimi i zgjedhjeve!
Fenomeni i dytë është krijimi i një hierarkie mes idiotëve të PD. Përpjekja për të nxjerrë në krye të listave ose njerëz anonimë, ose idiotë të njohur botërisht si të tillëqë nuk i bëjnë konkurrencë Flamur Nokës është e qartë.
Për shembull, ai ka mbikëqyrur me të fortët e familjes Berisha votat për Balliun, madje është nën akuzë se ka mbushur dy kuti për të, duke I ndërruar ato, ndërkohë që ka nxjerrë nga gara Floriana Garon në Durrës, duke porositur që të mos i jepet asnjë votë, pasi ajo i bën hije në krah të Berishës. Ndërsa Balliu i duket një shkallë më poshtë se ai dhe nuk e konsideron konkurrencë.
Madje, edhe më qartë lexohet porosia e tij tek eliminimi i kandidates Adriana Kalaja, e cila nuk ka lënë gjë pa sakrifikuar për PD-në dhe është e paqartë se çfarë duhet të bëjë më tepër që të fitojë votat e tyre. Tani ajo është militante ekstreme shumë herë më e aftë dhe e zgjuar se Balliu, kështu që po të jetë për militante I takon asaj. Dhe ky kontroll mbi idiotët që i duhen Flamur Nokës në PD është shumë i rëndë për të ardhmen e partisë, pasi tre të parët e listës së primareve në qarkun e Tiranës janë nën nivelin e një anëtari të Këshillit Bashkiak të Rrogozhinës. Dhe merreni me mend që këta më pas të konkurrojnë me pushtetin!
Por fenomeni më pervers i këtyre zgjedhjeve është ajo që Berisha bën gjithmonë: të gjithë ata që e kanë lodhur dhe e kanë vënë në pozitë të vështirë si njerëz jo besnikë me të, i ka masakruar, duke mos u dhënë asnjë votë dhe duke u treguar se ata janë tërësisht në dorën e tij.
Të gjithë figurat e grupit parlamentar apo drejtues të PD-së, të cilët kanë shfaqur lëkundje në raport me të gjatë krizës me Bashën, janë masakruar, duke mos marrë vota, dhe tani janë të detyruar të mbajnë shpresë se Berisha do t’ua falë dhe do t’i fusë në listë me kriteret e tjera të tij.
Pra, i gjithë procesi përfundoi duke shfaqur: veset e vjedhjes dhe blerjes së votës,
veset e komandimit të votës mes besnikëve, duke krijuar hierarkinë e idiotëve që i duhen Berishës, dhe, mbi të gjitha, demonstrimin se votat janë në dorën e Berishës dhe ai nuk i fal ato për njerëzit jo besnikë ndaj tij.
Nëse ata duan të bëhen deputetë, duhet të bëjnë një marrëveshje të re me të.
Pas kësaj, Berisha është i lirë të hartojë një listë deputetësh besnikë, duke garantuar njerëzit që janë të sigurt se nuk do ta tradhtojnë, në listat e mbyllura, dhe të tjerët t’i vendosë në listat e hapura. Aty ku thuajse asnjë nuk ka shanse të behet deputetë.
Kjo tregon se çfarë do të thotë të lësh PD-në të bëjë zgjedhje. PD është si ata të vdekurit e balsamosur që po ranë në kontakt me oksigjenin shpërbehet për një minutë.
* Qëndrimet e autorit janë personale
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd