Transmetuar më 02-03-2025, 19:48

Një rast i rëndë ka ndodhur në lagjen Dragodan në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete.

Një 42 vjeçar u gjet i pajetë sot në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, raporton noa.al.

Viktima është Mentor Palokaj. I ndjeri ishte vëllai i Viktor Palokaj që njihet gjerësisht si Unikkatil, një reper i njohur.

Mentor Palokaj u gjet në zonën Dragodan në Prishtinë, pa shenja jete.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se viktima është gjetur pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë.

"Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes", tha zyrtarja policore. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit