Transmetuar më 02-03-2025, 17:55

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, me akuzën e përleshjes në grup, në motive ende të panjohura.

Siç raportojnë mediat vendase përleshja mes dy grupeve ka ndodhur rreth orës 18:00 të së premtes, në ‘Piazza Castello’.

Shkaqet e sherrit janë ende të paqarta, ndërkohë policia nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me të.

Po ashtu, disa kalimtarë kanë qenë dëshmitarë të përplasjes dhe në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe organet e tjera ligjzbatuese.

Paraditen e djeshme, të arrestuarit janë vendosur nën akuzë dhe do të dalin para Gjykatës së Vercellit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit