Transmetuar më 02-03-2025, 16:33

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia italiane për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se shqiptari është parë që fshihte lëndën narkotike në mes të plantacionit me lajthi të zonës në Vairano Scalo, teksa ndihmohej nga një tjetër shqiptar 24-vjeçar.

Gjithashtu autoritetet kanë vënë re se ai lëvizte çdo ditë nga Vairano Patenora, i shoqëruar nga një burrë tjetër në makinën e tij.

Gjatë kontrollit në veturë dhe atij fizik, u gjet shumë prej 1710 eurosh cash, për të cilat nuk kishte alibi për burimin e ligjshëm.

Kontrolli i mëpasshëm i kryer në një pemë  lajthie, ku ai ishte parë disa herë, i lejoi ushtarakët të gjenin një kavanoz qelqi me 56 doza kokainë, me peshë totale 100 gramë.

Shqiptari i arrestuar për posedim të lëndëve narkotike me qëllim për t’u marrë, u transferua në burgun Santa Maria Capua Vetere. 24-vjeçari, gjithashtu me origjinë shqiptare, u denoncua dhe po hetohet në gjendje të lirë për bashkëpunim në krim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit