Transmetuar më 02-03-2025, 12:44

Në përditësim: Partia Demokratike zhvilloi më 1 mars procesin e primareve për zgjedhjen e kandidatëve që do të garojnë për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Numërimi përfundon në disa qarqe, vijon në të tjera, pasi në votime morën pjesë mbi 50 mijë anëtarë të Partisë Demokratike, raporton noa.al.

Sipas informacioneve të fundit, procesi i numërimit ka përfunduar në disa qarqe kryesore si:

✅ Durrës

✅ Dibër

✅ Lezhë

✅ Kukës

✅ Berat

✅ Fier

✅ Gjirokastër

✅ Shkodër

✅ Elbasan

Ndërkohë, numërimi i votave vijon në:

🟡 Vlorë

🟡 Korçë

🟡 Tiranë

Procesi dhe seleksionimi i kandidatëve

Për të siguruar kandidaturën si deputet, garuesit duhet të kalojnë një kuotë votash të përcaktuar nga partia. Pas këtij procesi, lista përfundimtare e kandidatëve që do të përfaqësojnë PD-në në zgjedhjet e 11 majit do të përcaktohet nga Kryesia e PD-së.

Pjesëmarrja në primare dhe ndikimi në zgjedhjet e majit

Sipas PD-së, në procesin e primareve morrën pjesë 50,854 anëtarë. Rezultatet e këtyre votimeve pritet të luajnë një rol kyç në përcaktimin e listës përfundimtare të kandidatëve dhe strategjinë elektorale të PD-së për zgjedhjet parlamentare.

Emrat më të votuar sipas qarqeve në listën e emrave të primareve të Partisë Demokratike

Qarku i Shkodrës

Gentjan Ndoj: 415 vota

Lodovik Hasani: 302 vota

Arben Lushaj: 255 vota

Qarku i Dibrës

Lir Krosi: 578 vota

Denisa Vata: 369 vota

Basir Çollaku: 247 vota

Qarku i Fierit

Eduart Sharka: 795 vota

Luan Baci: 677 vota

Elizabeta Rredhi: 492 vota

Saimir Korreshi: 477 vota

Qarku i Lezhës

Gjin Gjoni: 674 vota

Aleksander Lala: 438 vota

Elda Hoti: 394 vota

Lindita Metaliaj: 348 vota

Qarku i Durrësit

Igli Cara: 622 vota

Manjola Luku: 424 vota

Aulon Kalaja: 296 vota

Qarku i Kukësit

Shkëlzen Ibra: 707 vota

Shkëlqim Shehu: 430 vota

Isuf Çelaj: 410 vota

Qarku i Beratit

Zija Ismaili: 1091 vota

Ledion Marra: 306 vota

Erion Dasho: 238 vota

Qarku i Elbasanit

Dashnor Sula: 538 vota

Blendi Himci: 510 vota

Ilirjan Alliu: 421 vota

Qarku i Gjirokastrës

Alma Buci Kore: 431 vota

Mareklen Dervishi: 361 vota

Bajram Hysaj: 309 vota

Arben Ristani: 300 vota

Në një deklaratë publike që noa.al jua sjell të plotë më poshtë, thuhet se më 1 mars u organizuan zgjedhje për Primare 2025 për Kuvendin e 11 Maj dhe se procesi i primareve u organizua në të gjitha degët e PD.

Më pas thuhet: Votimi filloi në orën 8.00 dhe u mbyll pothuajse në të gjitha Qendrat në orën 18.00. Në disa Qendra votimi vijoi derisa votoi edhe anëtari i fundit i PD në radhë.

3. Procesi i votimit ka qenë i qetë dhe në respekt të rregulloreve dhe udhëzimeve te KOKOE.

4. Pjesëmarrja në votimet për Primare ka qenë më e larta ndër zgjedhjet e organizuara nga ndonjë parti politikë në Shqipëri.

Siç ju kemi njoftuar në kohë reale, numri i votuesve (bazuar në të dhënat paraprake të ardhura në formë elektronike pranë KOKOE) është: 50,854

Procesi i numërimit të votave i cili, përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ishte i hapur për mediat dhe gazetarët, gjerësisht i transmetuar LIVE, dhe u zhvillua në mënyrë të përqendruar në qendrat e qarqeve, në prezencë të kandidatëve ose përfaqësuesve të autorizuar prej tyre.

Siç përcaktohet në Vendimin e KOKOE Nr. 36, “një kopje origjinale e procesverbalit të mbylljes së votimit dërgohet dorazi pranë KOKOE jo më vone se ora 12.00 e datës 2 Mars 2025.

Dorëzimi i materialeve zgjedhore pranë KOKOE, nga Komisionet e numërimit bëhet deri në orën 13:00 të datës 2 mars”.

5. KOKOE njofton që pranë saj kanë ardhur pjesa më e madhe e materialeve zgjedhore dhe është në pritje të materialeve që nuk kanë ardhur ende, kjo, shkaktuar edhe nga procesi i zgjatur i numërimit në disa degë.

6. KOKOE po shqyrton të gjitha materialet zgjedhore e do të publikojë në vijim Vendimet për rezultatin e Primareve në nivel Qarku.

7. KOKOE bën me dije që dy QV në Tiranë dhe 1 QV ne Vlorë kanë pasur problematika të cilat kërkojnë vendimmarrjen e KOKOE.

8. Çdo rezultat konsiderohet paraprak, dhe aty ku mungojnë rezultate QV, konsiderohet jopërfundimtar, deri në vendimin përfundimtar të KOKOE.

9. KOKOE njofton që po qëndron e mbledhur duke verifikuar materialet zgjedhore sipas radhës së mbërritjes, në mënyrë të pandërprerë.

10. Rezultatet finale të KOKOE publikohen vetëm pas verifikimit te materialeve origjinale zgjedhore dhe vendimeve të KOKOE për rastet e sipërpërmendura.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit