Transmetuar më 02-03-2025, 08:29

ELBASAN- Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Bishqem. Nkë automjet tip "Benz" është përplasur me një furgon pasagjerësh, i drejtuar nga shtetasi Anesti Bufi.

Si pasojë e përplasjes shoferi i furgonit dhe disa nga pasagjerët janë transportuar me autoambulancë në spitalin rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, drejtuesi dhe një pasagjer i "Benz"-it ende nuk janë nxjerrë nga automjeti, pasi dyert e tij janë bllokuar nga shkatërrimi i madh pas përplasjes. Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje po punojnë për të nxjerrë personat e bllokuar dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit