

SHBA – Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të takohet me mbretin Charles III, raporton BBC. Bëhet me dije se takimi vjen me kërkesë të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.
Më herët, zëdhënësi i tij Sergiy Nykyforov deklaroi "Ne jemi në Londër". Ai shtoi se Zelensky do të takohet me Starmer në orën 17:15, të shtunën dhe më pas me mbretin Charles III dhe një grup aleatësh evropianë të dielën.
Takimet e Zelenskyt, vijnë një ditë pas tensioneve të regjistruara në Shtëpinë e Bardhë mes tij dhe presidentit amerikan Donald Trump. Takimi u shoqërua me përplasje verbale mes palëve, derisa Trump urdhëroi largimin e menjëhershëm të ukrainasve nga Shtëpia e Bardhë. Takimi solli dhe reagime të ndryshme në rrjet nga liderët europianë të cilët përgjithësisht shprehën përkrahje ndaj Zelenskyt.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






