Transmetuar më 01-03-2025, 16:29

Një shofer makine 40-vjeçar u ndalua nga oficerët e stacionit të policisë kufitare Piding në A94, afër kryqëzimit Burghausen, në drejtim të Passau në Gjermani.

Gjatë kontrollit në makinën me targa gjermane janë gjetur dhe konfiskuar të fshehura brenda automjetit rreth 2.5 kilogramë kokainë.

Në vendngjarje u arrestua provizorisht shtetasi shqiptar i dyshuar për krimin.

Ndaj të dyshuarit 40-vjeçar prokuroria ka lëshuar urdhër-arrest.

Pas paraqitjes së tij më 27 shkurt 2025, gjyqtari hetues përgjegjës ka lëshuar një urdhër arresti ndaj tij dhe më pas është dërguar në institucionin korrektues. Hetimi është në vazhdim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit