Transmetuar më 01-03-2025, 14:58

Gjykata e Posaçme ka caktuar një masë sigurie "arrest në shtëpi" në mungesë për avokatin Bardhi Koçi.

Koçi dyshohet për "ushtrim të ndikimit të paligjshëm".

Po ashtu mësohet se me kërkesë të SPAK, janë miratuar edhe disa masa të tjera, si edhe disa leje kontrollesh.

Ne total 4 kontrolle banesash dhe personale, teksa i është sekuestruar aparati celular shefit të laboratorit në policinë shkencore.

Operacioni i SPAK vjen në kuadër të një hetimi për ndërhyrje në një dosje e cila ishte nën hetim nga prokuroria e Tiranës dhe po shqyrtohej nga gjykata.

Në kohën e kryerjes së veprës penale avokati ka qenë me detyrë pranë KLSH. Ka dyshime se ai ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek funksionarë të tjerë të policisë dhe drejtësisë për lehtësimin e pozitës penale për një person që ishte në konflikt me ligjin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit