Transmetuar më 01-03-2025, 14:36

Tiranë, 1 mars 2025 – Një 60-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë pasi është rrëzuar aksidentalisht në një kantier ndërtimi. Policia njofton se i moshuari ka rënë në një gropë me ujë dhe për pasojë ka humbur jetën. Sipas informacioneve, viktima mbetet ende i paidentifikuar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Në rrugën “Haxhi H Dalliu” në një pallat ende të papërfunduar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një gropë me ujë dhe për pasojë ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tij dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit