

SHBA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pak minuta para takimit të tensionuar me presidentin amerikan Donald Trump, u përball me pyetje dhe komente mbi zgjedhjen e tij për të veshur veshje luftarake nga një gazetar konservator. Zelensky e ka shndërruar në zakon të tij të veshurit me xhup, zakonisht të stolisur me simbolin e Ukrainës, edhe kur është në takime të rëndësishme me liderët botërorë.
Pyetja në fjalë u shtrua nga Brian Glenn, Kryekorrespondenti i Shtëpisë së Bardhë për Real America’s Voice, një rrjet i krahut të djathtë me një seri shfaqjesh plot me aleatë të Trump.
"Pse nuk vishni kostum? A keni një kostum? Shumë amerikanë e kanë problem me ju që nuk respektoni dinjitetin e zyrës," pyeti gazetari.
"Unë do të vesh (një) kostum pasi kjo luftë të përfundojë. Ndoshta diçka si e juaja, ndoshta diçka më e mirë… Ndoshta diçka më e lirë", i tha ai gazetarit.
Pyetja u shtrua nga Brian Glenn, Kryekorrespondenti i Shtëpisë së Bardhë për Real America’s Voice, një rrjet i krahut të djathtë me një seri shfaqjesh plot me aleatë të Trump.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






