Transmetuar më 01-03-2025, 10:52

BERAT- Një 47-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar pasi akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale që kryenin vjedhje me dhunë. 47-vjeçari me iniciale M. B., u kap në Berat dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali.

Ndaj tij Gjykata e Benevento me vendimin e datës 16 korrik 2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grup kriminal në vjedhje me dhunë”.

Njoftimi i policisë:

Berat/Finalizohet operacioni policor i koduar “Wanted”, për kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar.

I akuzuar nga autoritetet italiane, si pjesëtar i një organizate kriminale që kryenin vjedhje me dhunë, kapet në Berat dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 47-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Shërbimet Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted”.

Gjatë këtij operacioni, u kap në Berat dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi M. B., 47 vjeç, banues në Berat.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Benevento, Itali, me vendimin e datës 16.07.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grup kriminal në vjedhje me dhunë”, sipas Kodit Penal të Italisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit