Magazinë
Transmetuar më 01-03-2025, 10:19

Mjegulla ka mbuluar aksin nacional në juglindje të vendit gjatë mëngjesit të ditës së sotme.

Policia ndërkohë ka bërë apel për kujdes në rrugë nga drejtuesit e mjeteve, për shkak të mungesës së fushëpamjes së nevojshme.

Mjegulla e dendur ka shkaktuar probleme në një pjesë të juglindjes së vendit, duke krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor.

Zona më e prekur ka qenë aksi Libonik-Petrushë, ku dukshmëria e kufizuar ka ndikuar në lëvizjen e mjeteve.

Policia Rrugore apelon ndaj drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat dhe të tregojnë kujdes të shtuar në këto kushte atmosferike për të shmangur aksidentet dhe lëndimet.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit