Transmetuar më 01-03-2025, 06:51

Napoli do të përballet sot me Interin në një ndeshje që mund të përcaktojë shumë për fatin e garës për titull në Serie A. Antonio Conte, në konferencën për shtyp, është munduar të largojë presionin nga skuadra e tij, duke theksuar rëndësinë e të shijuarit të momentit:

"Jemi këtu falë punës sonë dhe duhet të ndihemi krenarë, jo të ndjejmë presion. Duhet të japim gjithçka dhe nëse humbasim, të pranojmë që kundërshtari ishte më i mirë".

Tekniku italian, me humor, ka krahasuar vështirësitë e muajve të fundit: "Muaji më i vështirë ka qenë gushti, shkurti ishte si një shëtitje në park".

Në lidhje me mungesën e Anguissa, trajneri Conte pranoi se po mendon ende për zgjidhjen më të mirë, ndërsa për Raspadorin tha se është më i përshtatshëm si sulmues i dytë apo mesfushor ofensiv, por jo si lojtar krahu.

Pavarësisht humbjes ndaj Comos dhe një forme jo të qëndrueshme, Napoli mbetet në garë. Për Conten, ndeshja ndaj Interit është një test për të parë nëse ekipi i tij është gati të bëjë hapin e madh.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit