

FIER- Një aksident ka ndodhur në aksin Fier-Levan, rreth otës 22:00, nga ku raportohet se janë përfshirë 3 automjete. Paraprakisht mësohet se në disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për ndihmë mjekësore. Gjithashtu bëhet me dije se në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Njoftimi:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në vendin e quajtur "Qafa e Koshovicës", janë përfshirë në aksident rrugor tre automjete, me drejtues shtetasit B. Ç, 41 vjeç, J. Ç., 52 vjeç dhe K. K., 25 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar dy prej pasagjerëve në automjetin me drejtues shtetasin J. Ç., shtetasit A. S., 50 vjeç dhe K. Ç., 42 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






