Transmetuar më 28-02-2025, 20:06

GREQI- Protestat e sotme në Greqi për aksidentin e rëndë hekurudhor në Tempi kanë agravuar duke sjellë përplasje mes protestuesve dhe policisë. Mediat greke raportojnë se persona të maskuar me kapuça kanë tentuar të futen në oborrin e Parlamentit. Gjithashtu në drejtim të saj është hedhur molotov.

Siç shihet edhe nga pamjet vendi është përfshirë nga flakët dhe kaosi. Për të shpërndarë turmën policia ka përdorur gaz lotsjellës. Mediat kanë raportuar edhe incidente të tjera për shkak të gazit të hedhur pasi shumë persona kanë humbur ndjenjat. Policia gjithashtu është përplasur me personat të cilët janë futur pranë Kuvendit. Probleme janë regjistruar edhe në Selanik. Deri më tani raportohet se janë shoqwruar nga policia 84 persona, nga të cilët 41 kanë rezultuar me arrestime.

https://twitter.com/i/status/1895430627094380680

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit