Transmetuar më 28-02-2025, 19:48

SHBA – Presidenti amerikan Donald Trump ka ndarë një deklaratë pas takimit të tij me presidentin ukrainas Voldymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë. Në një postim në rrjete sociale Trump shkruan se takimi i sotëm ishte shumë domethënës, pasi tregoi se Zelensky nuk është gati për paqe.

Trump thotë se Zelensky nuk e respektoi SHBA-në gjatë takimit të mbajtur këtë të premte, dhe ky i fundit mund të kthehet vetëm kur të jetë gati për paqe. Bëhet me dije gjithashtu se si pasojë e tensioneve gjatë takimit, është anulluar dhe konferenca për shtyp që ishte parashikuar të mbahej mes dy liderëve.

"Ne patëm një takim shumë domethënës në Shtëpinë e Bardhë sot. U mësua shumë që nuk mund të kuptohej kurrë pa biseda nën një zjarr dhe presion të tillë. Është e mahnitshme ajo që del përmes emocioneve dhe unë kam vendosur që presidenti Zelensky nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika, sepse ai mendon se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata. Nuk dua avantazhe, dua PAQE. Ai nuk i respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën e tyre të dashur Ovale.Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe",- thuhet në postimin e Trump.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit