Transmetuar më 28-02-2025, 18:46

Zelenskyy takon Trump në Shtëpinë e Bardhë: Kërkon mbështetje për sigurinë e Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, u takua me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, në një moment kyç për vendin e tij, ku synon të sigurojë mbështetje nga SHBA për sigurinë e Ukrainës ndaj agresionit të mundshëm rus.

Gjatë vizitës në Uashington, delegacioni i Zelenskyy-t pritet të nënshkruajë një marrëveshje të rëndësishme ekonomike me Shtetet e Bashkuara, e cila do të ndihmojë në financimin e rindërtimit të Ukrainës pas luftës dhe do të forcojë lidhjet mes dy vendeve për vitet në vijim.

Tension mes Zelenskyy-t dhe Trump

Zelenskyy paralajmëroi Trump-in se premtimet e Vladimir Putin-it nuk janë të besueshme, duke përmendur historinë e tij me marrëveshje të thyera.

Trump, nga ana tjetër, tha se Putin nuk ka shkelur marrëveshje me të.

“Duhet të jesh më mirënjohës,” i tha Trump Zelenskyy-t, duke theksuar se lideri ukrainas po rrezikon Luftën e Tretë Botërore.

Zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance, një nga zërat më skeptikë të administratës për Ukrainën, e akuzoi Zelenskyy-n për mungesë respekti, pasi ai debatoi me Trump-in përpara mediave amerikane në Zyrën Ovale.

"A ke thënë ndonjëherë ‘faleminderit’?" – e pyeti Vance presidentin ukrainas.

Marrëveshja ekonomike dhe burimet natyrore të Ukrainës

Trump vlerësoi guximin e ushtarëve ukrainas dhe theksoi rëndësinë e marrëveshjes ekonomike mes SHBA dhe Ukrainës.

"Kjo është një angazhim i madh nga SHBA," tha Trump, duke theksuar se Ukraina ka rezerva të pasura të mineraleve të rralla, të cilat mund të shërbejnë për teknologjinë e inteligjencës artificiale dhe armët ushtarake të SHBA-së.

Nga ana tjetër, Zelenskyy theksoi potencialin e eksporteve të gazit natyror të lëngshëm drejt Evropës, por kundërshtoi me butësi pohimin e Trump-it se Evropa ka bërë më pak se SHBA për të ndihmuar Ukrainën.

Zelenskyy: "Nuk ka kompromise me një vrasës"

Zelenskyy e quajti Putin-in një vrasës dhe terrorist, duke theksuar se nuk duhet të ketë kompromise me të. Ai solli fotografi të printuara për t’ia treguar Trump-it, por gazetarët e pranishëm nuk mundën t’i shihnin ato. /noa.al/ me të dhëna nga AP, NYT/

Foto: Doug Mills/The New York Times

FOTO: AP, NYT

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit