Magazinë
Transmetuar më 28-02-2025, 14:15

Tiranë, 28 shkurt 2025- Një ngjarje e veshur me mister ka tronditur Tiranën, pasi një e re është gjetur e vrarë në apartamentin e saj më 22 shkurt. Gazetarja Anila Hoxha, e ftuar në emisionin Breaking në Top News, ka dhënë detaje të reja mbi këtë ngjarje dramatike.

Ajo ka shpjeguar se krimi u njoftua nga pronarja e apartamentit me qira, e cila vuri re mungesën e lëvizjes në banesën e çiftit që kishte ardhur nga Berlini, më 19 shkurt. Pas dyshimeve të saj, policia gjeti të rinë të vrarë në banesë, por nuk mundi ta identifikonte menjëherë trupin.

Sipas hetimeve, partneri i viktimës, Fadi Alwan, ka udhëtuar për në Athinë nga Rinasi më 22 shkurt, dhe destinacioni i tij final ishte Amsterdami. Dyshohet se ai kishte fshirë çdo gjurmë të mundshme të krimit, duke përfshirë gjakun, dhe kishte hedhur mjetet e përdorura për vrasjen në një qese.

Sipas gazetares Hoxha, çiftin e kishte parë pronarja e apartamentit, e cila tha se ata kishin paguar për 10 ditë qëndrimi dhe flisnin gjermanisht dhe një gjuhë të Lindjes së Mesme.

Nuk dihet ende nëse vrasja ka pasur lidhje me një konflikt banal mes çiftit, por grupi hetimor është i bindur se partneri i viktimës është autori i krimit, bazuar në pamjet nga kamerat e sigurisë, të cilat tregojnë lëvizje të dyshimta nga ana e tij.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit