Transmetuar më 28-02-2025, 13:50

Tiranë, 28 shkurt 2025– Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar dënimin me 5 vite burg për ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako.

Sipas SPAK, Bllako është fajtor për "korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë" në dy raste që lidhen me kontratën koncesionare të Inceneratorit të Tiranës.

Përveç dënimit me burg, SPAK ka kërkuar edhe një dënim plotësues, heqjen e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare.

Seanca e radhës për konkluzionet e mbrojtjes do të mbahet më 7 mars, në orën 13:00.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit