Transmetuar më 28-02-2025, 12:56

Komisariati nr 3 në Tiranë ka arrestuar një të ri i cili përndiqte dhe kërcënonte mësueset dhe drejtoreshën e shkollës së tij.

21-vjeçari Luis Sheta studionte në shkollën Konstandin Kristoforidhi në Tiranë.

I riu kërcënonte stafin pedagogjik pasi ishte ngelës në shkollë.

Ishte drejtoresha e shkollës dhe psikologia që bënë kallëzimin pranë Komisariatit.

I riu është i njohur në media pasi ka dalë në disa e emisione televizive ku ka folur për jetën e tij të vështirë pasi ishte jetim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit