

SHKODËR- I riu në foto është 20-vjeçari që u gjet i pajetë nga xhaxhai në oborrin e banesës së tij në fshatin Guci e Re në Shkodër. 20-vjeçari Pavlin Preka është qëlluar me 6 plumba me armë zjarri pistoletë. Grupi hetimor ka sekuestruar gëzhojat të cilat ndodheshin pranë njëra-tjetrës.
Policia vendore e Shkodrës ka shoqëruar deri më tani rreth 20 persona në lidhje me ngjarjen. Të shoqëruarit janë komshinj të 20-vjeçarit. Ata janë marrë në pyetje nëse mund të kenë dijeni për viktimën ose për ndonjë detaji që mund të çojë policinë në gjurmët e autorit. Deri më tani nuk ka asnjë autor të dyshuar të ngjarjes. Familjarët e të riut kanë deklaruar se nuk e kanë idenë se kush mund të jetë autori sepse nuk kanë qenë në dijeni të ndonjë konflikti.
Efektivët dyshojnë se ai është qëlluar nga një distancë e afërt në oborrin e shtëpisë së tij ku u gjet trupi i pajetë. Komshinjtë kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar asnjë zhurmë armë detaj i cili ngre dyshime se gjatë vrasjes është përdorur një pistoletë me silenciator.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





