Transmetuar më 28-02-2025, 11:30

ATHINË- Protesta në të gjithë Greqinë kanë nisur në lidhje me përvjetorin e dytë të aksidentit tragjik në Tempi. Qytetarët janë mbledhur në qendër të Athinës para Parlamentit ndërsa mbajnë në duar pankarta. Në nder të 57 vikimave Kuvendi mbajti një minutë heshtje. Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes vërehet emrat e viktimave të cilat janë shkruar në letra dhe janë ngjitur në shkallët e sheshit Sintagma. Gjithashtu emrat e viktimave janë listuar më herët edhe në Stacionin e Larisës.

Mediat greke raportojnë se rrugët në Athinë janë bllokuar për shkak të protestave të cilat janë paralajmëruar të mbahen në 200 qytete të Greqisë. Sindikata e Taksistëve të Atikës (SATA) u ka bërë thirrje taksistëve që të marrin pjesë në aksionin vullnetar që të transportojnë falas qytetarët që duan të jenë në Sintagma, nga pikat e paracaktuara të demonstruesve deri në Sheshi Sintagma.

Në disa qytete janë mbyllur stacionet e e metrosë. Përkatësisht gjashtë stacione të metrosë janë mbyllur në Selanik. Ndërkohë në Larisë në protesta janë bashkua edhe fermerët të gjithë kanë udhëtuar me traktor drejt vendit ku do të mbahet protesta.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit