

Në një intervistë për “Marca”, sulmuesi i Atlético Madridit, Julián Álvarez, u rikthye te periudha e tij te Manchester City, duke shpjeguar arsyet që e çuan të largohej nga klubi anglez këtë verë:
"Kur mbërrita, kishin besim tek unë, më sollën në Europë nga River Plate dhe më dhanë mundësinë të luaja shumë ndeshje, ku shënova gola dhe fitova trofe. Gjithçka ishte perfekte dhe, po të kisha qëndruar, do të ndihesha mirë përsëri, por kisha nevojë për diçka ndryshe. Brenda meje ndjeja një zë që më thoshte se kisha nevojë për një sfidë të re, diçka të re. E ndjeva që Atlético Madridi mund të ishte vendi ku mund të rritesha më mirë dhe të gjeja versionin tim më të mirë".
Më pas, ai shpjegoi arsyet e largimit nga Manchester City: "Unë dua t’i luaj të gjitha ndeshjet më të rëndësishme, por me City nuk luajta as gjysmëfinalen dhe as finalen e Ligës së Kampionëve. Këto janë ndeshjet që do të më kishte pëlqyer t’i luaja".
Álvarez foli gjithashtu për rëndësinë e Simeones në zgjedhjen për të veshur fanellën e Atlético Madridit: "Diego më foli disa ditë para Olimpiadës dhe më bindi, duke më treguar shumë gjëra të bukura për klubin, jo vetëm për të tashmen, por edhe të ardhmen. Dhe kjo më pëlqeu. Sapo mbërrita në aeroportin e Madridit dhe pashë gjithë ata njerëz që më prisnin, u ndjeva i rëndësishëm. Tani po përpiqem të tregoj vlerën time në fushë".
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





