Magazinë
Transmetuar më 28-02-2025, 10:21

KAKAVIJË- Përveç pikës kufitare të Kakavijës, të bllokuara përkohësisht ditën e sotme do të jenë edhe doganat e Qafë Bot – Sarandë dhe Tre Urat – Përmet.

Policia njoftoi dje se për shkak të protestave në Greqi, doganierët e palës greke kanë pezulluar punën për të zhvilluar grevë. Si pasojë nga ora nga ora 07:00 deri në orën 23:00 do të lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve pa bagazhe dhe rastet emergjente shëndetësore (ambulancat).

Policia Kufitare bëri apel për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar lëvizjen drejt Greqisë, të gjejnë alternativa të tjera për të udhëtuar dhe të shmangin grumbullimin në pikat kufitare të sipërpërmendura deri në një njoftim të dytë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Shtetit

Departamenti i Policisë Kufitare dhe Migracionit në Policinë e Shtetit është njoftuar nga Qendra e Bashkëpunimit Policor në Kakavijë se më datë 28.02.2025, nga ora 07:00 deri në orën 23:00, punonjësit e doganës greke në PKK Kakavijë, PKK Qafë Bot – Sarandë dhe PKK Tre Urat – Përmet do të zhvillojnë grevë, dhe për këtë arsye do të pezullohet lëvizja e lirë e automjeteve.

Policia Kufitare e Janinës ka sqaruar se gjatë kësaj periudhe do të lejohen vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe rastet emergjente shëndetësore (ambulancat).

Nisur nga kjo situatë, Policia Kufitare apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar lëvizjen drejt Greqisë, të gjejnë alternativa të tjera për të udhëtuar dhe të shmangin grumbullimin në pikat kufitare të sipërpërmendura deri në një njoftim të dytë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit