

Mirë se vini në takimin e zakonshëm me horoskopin e Paolo Fox për sot, e premte 28 Shkurt 2025, një përkthim ekskluziv nga noa.al.
Dashi (21 Mars – 19 Prill)
Më duhet ta nis me një mesazh për ata që kanë kapur të pesëdhjetat: Ju tashmë e dini që nuk keni më të njëjtën vrull të rinisë, kur ju qortonin për impulsivitetin dhe guximin e tepërt. Me përvojën e fituar, tani mund të vendosësh të heqësh dorë nga një detyrë ose plan, nëse nuk të bind plotësisht. Deri në fund të majit, duhet të bësh qartësi mbi prioritetet e tua. Të bërit gjithmonë të njëjtën gjë mund të jetë e mërzitshme, por edhe të ndërmarrësh rreziqe të mëdha mund të jetë po aq problematike. Nëse ka pasur probleme familjare, është momenti të flasësh hapur. Nuk ke ndryshuar mendim për një person apo një ndjenjë, por kujdes nga ata që nuk kanë thënë të vërtetën – në mars mund të zbulosh një gënjeshtër të fshehur. Ti shpreh gjithmonë ndjenjat e tua, por mund të kesh pranë dikë që i mban përbrenda, madje edhe ndonjë keqardhje të madhe.
Demi (20 Prill – 20 Maj)
Ditë të rëndësishme për ata që punojnë si të pavarur ose që merren me biznes. Nëse ke bërë një propozim kohët e fundit, brenda 3-4 javësh mund të marrësh një përgjigje. Është e rëndësishme të vendosësh me qetësi, sidomos nëse bëhet fjalë për një blerje të madhe ose ndryshim pune. Planeti Mars është aktiv, sjell ndryshime dhe mundësi, por disa marrëveshje mund të ngadalësohen për shkak të çështjeve financiare. Sot ke mbështetje të mirë nga yjet, ndërsa më 3 dhe 4 mars, kur Hëna do të jetë në shenjën tënde, do të jetë momenti ideal për të marrë vendime të rëndësishme. Takime të rëndësishme dhe të dobishme në horizont!
Binjakët (21 Maj – 20 Qershor)
Është koha të mendosh për argëtimin dhe të rrethohesh me njerëz që të bëjnë të ndihesh mirë. Lodhja dhe nervozizmi kanë filluar të ndihen që nga dita e djeshme, ndaj mos e mbingarko veten me mendime negative. Nëse ke pasur probleme në marrëdhënie, mos u fiksuo pas tyre, lëri gjërat të rrjedhin natyrshëm. Nëse njëri nga ju dy mendon se tjetri nuk është sjellë siç duhet, mund të lindë një përplasje e madhe për një arsye të parëndësishme. Prandaj, përpiqu të mbash qetësinë dhe të mos e dramatizosh situatën.
Gaforrja (21 Qershor – 22 Korrik)
Një ditë e mirë me planetë në favorin tënd, sidomos për çështjet praktike. Ka shumë gjasa që të jesh i përqendruar te puna, financat dhe organizimi i jetës tënde, duke i lënë çështjet personale pak më pas. Në dashuri, megjithatë, situata nuk është e lehtë – mund të ketë ende konflikte të pazgjidhura. Ata që janë beqarë nuk guxojnë të ndërmarrin hapa, ndërsa disa të tjerë janë ende të fiksuar pas një dashurie të pamundur. Nëse ke marrëdhënie me një Dash ose Peshore, mund të kesh përplasje. Nëse diçka ka mbetur e paqartë gjatë shkurtit, nga marsi nuk do të mund ta injorosh më.
Luani (23 Korrik – 22 Gusht)
Ky është një moment i rëndësishëm për të marrë vendime të mëdha. Duke parë ndikimin e Mërkurit, i cili nga 3 marsi do të fillojë një tranzit shumë pozitiv, mund të ndjesh një ringjallje pas një periudhe reflektimi dhe pasigurish personale ose profesionale. Ndjenjat luajnë një rol të rëndësishëm në jetën tënde – fëmijët, shtëpia dhe marrëdhëniet janë në qendër të vëmendjes. Edhe ata që janë beqarë mund të shpresojnë për një muaj të mbushur me emocione dhe mundësi të reja. Nëse të pëlqen dikush dhe ndjen që të ka të njëjtin interes, ftoje për një takim të dielën, më 2 mars.
Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator)
Planetët në kundërshtim me shenjën tënde po krijojnë vështirësi, por lajme të mira janë në horizont. Nga e hëna, 3 mars, disa probleme do të zgjidhen ose do të ketë një mundësi për të vepruar. Ajo që të shqetëson nuk është aq shumë pasiguria e periudhës, por fakti që nuk po arrin të planifikosh siç duhet të ardhmen. Ke qenë në qendër të thashethemeve dhe polemikave, dhe disa persona kanë vënë në dyshim aftësitë dhe imazhin tënd. Kujtohu se bota është plot me njerëz ziliqarë, por ti je një person i drejtë dhe i vendosur. Ka njerëz që të shohin si kërcënim dhe përpiqen të të ulin. Mos u shqetëso! Lufta vazhdon, por ti do të dalësh më i fortë se kurrë.
Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)
Për ata që kanë një biznes të tyrin, mund të jetë e nevojshme të marrin disa vendime të rëndësishme së shpejti. Muaji mars do të fillojë me disa sfida, por kjo nuk do të thotë bllokim, vetëm se do të duhet më shumë përpjekje për të arritur qëllimet e tua. Është sikur po fillon një kapitull të ri në jetën tënde, dhe një vendim i rëndësishëm nuk do të varet vetëm nga ty. Ke nevojë për mbështetje nga familja dhe miqtë, prandaj mos hezito të kërkosh ndihmë. Fizikisht, po e rimerr forcën, por 2024 ka qenë një vit i lodhshëm, ndaj duhet të kujdesesh më shumë për veten.
Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor)
Shpresoj që këto ditë të kesh marrë tashmë një lajm të mirë. Në dashuri, shpesh ankohesh dhe teston partnerin, për të parë sa shumë është i përfshirë emocionalisht me ty. Megjithatë, mos e tepro me kritikat, pasi kjo mund të krijojë më shumë konfuzion sesa qartësi. Për sa i përket punës, është një ditë pozitive, sidomos për ata që punojnë të pavarur. Nëse po pret një konfirmim, shanset janë të larta që së shpejti ta marrësh lajmin e shumëpritur.
Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor)
Këto janë ditë të lodhshme dhe të rënduara, prandaj është e rëndësishme të kujdesesh për shëndetin tënd. Që nga fundi i shkurtit, ke pasur disa vështirësi, dhe nëse ke kaluar ndonjë problem shëndetësor kohët e fundit, mund të ketë një rikthim të simptomave. Mos e tepro! E di që është e vështirë për ty të ndalosh projektet, sepse je një person plot energji, por për disa ditë duhet të tregosh kujdes. Tensionet mund të ndihen përreth teje, sepse po vlerëson shumë gjëra njëherësh – situata të reja, vendime për të marrë dhe ndryshime në horizont. Mund të heqësh dorë nga një angazhim ose të shtysh fillimin e një projekti të ri. Jupiteri është në kundërshtim, prandaj është më mirë të lëvizësh me maturi.
Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar)
Në fushën e punës, situata duket pozitive – mund të të vijë një ide e mirë ose të arrish të zgjidhësh një problem të vjetër. Megjithatë, në dashuri, gjërat nuk janë aq të qeta. Nëse je në një lidhje me një Peshore ose Dash, mund të ketë distanca për të mbushur ose tensione. Ti nuk kërkon shumë nga të tjerët, jo vetëm sepse je i sigurt në zgjedhjet e tua, por edhe sepse krenaria është një nga tiparet e tua kryesore. Megjithatë, nëse së fundmi ka pasur mungesë vëmendjeje ose pasigurira në dashuri, është mirë që të bësh një vlerësim të situatës dhe të kuptosh nëse është diçka kalimtare apo një problem më i thellë.
Ujori (20 Janar – 18 Shkurt)
Vazhdo t’u japësh hapësirë ideve të tua, sepse muaji mars do të jetë shumë premtues në të gjitha aspektet. Për ata që kanë kaluar një periudhë të vështirë, mos u dorëzoni, por reagoni me vendosmëri. Takime me fat, ndryshime dhe emocione të forta mund të ndodhin falë një horoskopi shumë pozitiv. Me një qiell kaq të favorshëm, çiftet që e duan njëri-tjetrin mund të ndërtojnë një të ardhme të rëndësishme, ndërsa ata që janë beqarë duhet t’i japin një shans njohjeve të reja. Pranvera do të sjellë mundësi të reja! E vetmja pengesë e vogël e kësaj periudhe lidhet me vonessa në çështjet e kontratave dhe financave – ndaj, ki durim dhe mos u shqetëso nëse paratë vonojnë pak më shumë.
Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)
Akreti i shumë planetëve në shenjën tënde ka sjellë më shumë qartësi dhe stabilitet. Që nga fundi i shkurtit, po ndihesh më i sigurt dhe i dukshëm në atë që bën, pa pengesa që të ndalojnë. Megjithatë, humori yt mund të jetë i paqëndrueshëm, por kjo është pjesë e natyrës tënde – jeton gjithmonë me luhatje emocionale. Në punë, mund të kesh marrë tashmë një konfirmim të rëndësishëm, ndërsa për ata që po përgatisin një projekt për pjesën e dytë të vitit, ky është një qiell shumë premtues dhe i favorshëm për arritje afatgjata. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





