

TIRANË – Ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka folur këtë të enjte për zhvillimet më të fundit politike në vendin tonë. Në Syri Tv, Ahmetaj u ndal te arrestimi i kryebashkiakut Veliaj teksa ka ngritur akuza se drejtësia në Shqipëri është e kapur.
Ahmetaj tha se arrestimi i Veliajt ishte i parapërgatitur. Sipas Ahmetajt arrestimi i kreut të Bashkisë ishte planifikuar nga kryeministri Rama dhe se ky i fundit të gjitha sulmet që ka ngritur së fundmi drejt drejtësisë për rastin i ka të stisura.
Ahmetaj: Drejtësia është komplet e kontrolluar. Sot besoj te ajo që po ndodh te qartësimi i informacionit. Nuk mund të thuash tani, si more u informoka kryeministri, ca është ai sheiku që shkon prokurori ta informojë. Fokusohuni te ajo që është gjëja kryesore. Nuk ka tradhëti më të madhe se sa të shkatërrosh drejtësinë. Në një vend ku drejtësia është e varur politikisht shkatërron demokracinë. Problemi është kreuu i organizatës. Ky i persekuton njerëzit. Unë nuk e di çfarë ka bërë Veliaj, por po, ai e përgatiti arrestimin dhebe kam thënë në intervistë nuk e di si i intereson ta arrestojë tani apo pas zgjedhjeve. Zgjodhi përpara për të bërë këtë tetarin e madh që bën. Unë e njoh shumë mirë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





