

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka hedhur poshtë akuzat që agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer kontrolle në ambientet e Kryeministrisë javën e kaluar dhe se është konfiskuar laptopi i Engjëll Agaçit, ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë. Klosi i ftuar në studion e “Opinion” në Tv Klan shprehet se e vetmja e vërtetë është sëmundja e rëndë që ka kaluar Agaçi dhe mbi këtë ndërtohen të gjithë këto histori. Gjithashtu ai tha se as laptopi i tij nuk është marrë, si dhe as kontrollet e BKH nuk kanë ndodhur.
Pjesë nga intervista në studio:
“Ne kemi 34 vjet që e dimë këtë histori, këtë vjershë dhe ça s’ka thënë për të gjithë. Nga ‘91-2025 nuk ka ngelur njeri pa i vendosur ndonjë vjershë Sali Berisha dhe pa sajuar ndonjë gjë. Pra ajo që e lidh këtë bisedë është sëmundja e zotit Agaçi që tashmë është konfirmuar nga burime zyrtare të Këshillit të Ministrave, i cili ka kaluar një moment të vështirë me shëndetin e tij dhe vetëm kjo është e vërtetë. Pastaj kto ka vajt BKH në Kryeministri nuk është e vërtetë, i kanë marrë laptopin nuk është e vërtetë. Nuk ka asnjë informacion zyrtar që ta gjykosh këtë. Pastaj thashethemet që ndërton Saliu…”, shprehet Blendi Klosi. “Ka qenë apo s’ka qenë?”, pyet Ivi Kaso, Klosin.
“Jo pra, unë e kam sapo të konfirmuar që nuk ka qenë. Të gjëmosh Sali Berishën në të gjitha ata që thotë është një humbje e madhe kohe, por edhe një mungesë logjike e madhe. Çdo gjë besohet se duan ata ta besojnë, por nuk është e vërtetë. Engjëll Agaçi fatkeqësisht ka pasur një sëmundje shumë të rëndë dhe kjo është 100% e konfirmuar, është kuruar dhe ka një problem me shëndetin e tij. Tani mbi këtë ndërtohen të gjithë këto historitë e tjera që realisht përsa kohë në këtë vend ça thotë Sali Berisha ka një pjesë që e besojnë tani si do e vërtetosh. As laptopin nuk ja kanë marrë, as ngjarjet s’kanë ndodhur”, thekson Klosi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





