Magazinë
Transmetuar më 27-02-2025, 20:35

Arrestohet organizatori i një rrjeti kriminal për kontrabandimin e shtetasve shqiptarë drejt SHBA-së

TIRANË – Policia e Shtetit ka arrestuar Sinan Kovaçin, 48 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet se ishte pjesë e një rrjeti kriminal që lehtësonte kalimin e paligjshëm të shqiptarëve drejt Shteteve të Bashkuara, kundrejt një pagese 30,000 – 40,000 dollarë për person.

Operacioni u zhvillua dje, në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore, Prokurorinë e Tiranës dhe Njësinë e Hetimeve Kriminale të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të SHBA-së, e cila operon pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Si funksiononte rrjeti i kontrabandës?

Sipas hetimeve, rrjeti dyshohet se operonte që prej vitit 2020, duke ndihmuar shtetas shqiptarë dhe të huaj të kalonin ilegalisht nga Shqipëria drejt SHBA-së.

Organizata kriminale merrte shuma të konsiderueshme parash për çdo person që arrinte të dërgonte në Amerikë, raporton noa.al.

Autoritetet shqiptare dhe ato amerikane po vazhdojnë hetimet për të identifikuar dhe arrestuar persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë kriminale. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit