Transmetuar më 27-02-2025, 20:26

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka deklaruar në rrjetet sociale se ka dorëzuar në SPAK 11.3 kg prova që, sipas tij, faktojnë korrupsionin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Në një postim në Facebook, Bardhi ka paralajmëruar se do të dorëzojë edhe më shumë materiale ditët në vijim.

Ai gjithashtu ka njoftuar një konferencë për shtyp të premten në orën 11:30, ku pritet të japë më shumë detaje mbi akuzat e tij.

“Belinda Balluku = Korrupsion!

11.3 kg prova për korrupsionin e nr. 2 të qeverisë kam dorëzuar këtë javë në SPAK! Edhe më shumë do të jenë nga nesër! Ju ftoj të më ndiqni të Premten, ora 11:30 në një konferencë për shtyp!

p.s. S’i ka ecur fare Ramës me zëvendëskryeministrat!”, shkruan Bardhi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit