Transmetuar më 27-02-2025, 17:42

Gjykata e Beratit ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për fermerin Elton Tafa, i cili dyshohet se ka hedhur në tregun shqiptar mbi 20 ton mandarina me nivele të larta pesticidesh.

E njëjta masë u vendos dhe për grumbulluesin Arben Dyli, dhe inspektorin Elson Tahiraj, të cilët bashkëpunuan me Tafan.

Frutat ishin kthyer mbrapsht nga Kroacia, pasi kishin rezultuar me nivele të dëmshme pesticidesh dhe do duhet të ishin asgjësuar, por dyshohet se ato janë nxjerrë në treg për shitje

Të tre këta persona akuzohen për veprat penale të ‘Shpërdorimit të Detyrës’, ‘Shkelje të rregullave për lëndët helmuese‘, ‘Prodhim dhe shitje të ushqimeve dhe lëndëve të rrezikshme për shëndetin apo jetën e njerëzve‘ dhe ‘Mashtrim me produktet ushqimore‘ të parashikuara nga nenet 281, 288 dhe 288/c të K. Penal.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit