Transmetuar më 27-02-2025, 14:52

27 Shkurt 2025 – Ilir Meta, Kryetari i Partisë së Lirisë, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë që la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij. Meta është arrestuar që nga data 21 tetor 2024, dhe kërkesa e tij për lirimin nga qelia është rrëzuar nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë.

Në një reagim të bërë nga qelia, Meta u shpreh se çështja ndaj tij ka kaluar një tjetër pengesë dhe se kjo është një hap pozitiv për të. Ai theksoi se do të apelonte çështjen në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, duke shprehur bindjen se do të fitojë.

“11 Maj është dita historike kur do të ndahemi nga narkoregjimi dhe narkodrejtësia e tij. Sot, për çështjen time, hodhëm një hap pozitiv sepse kaluam një pengesë fiktive, atë të Gjykatës së Lartë që nuk ekziston. Kjo do të na mundësojë të ecim më shpejt drejt Strasburgut,” tha Meta në reagimin e tij.

Ai shtoi se ishte i bindur se do të fitojnë, siç ka ndodhur edhe më parë në Komisionin e Venecias kundër reformës të drejtuar nga qeveria e Edi Ramës.

Njëkohësisht, u bë e ditur se ndaj Monika Kryemadhit, bashkëshortes së Metës, rëndojnë akuzat për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish. Kryemadhi gjithashtu ka bërë apel për një vendim më të butë nga Gjykata. Sipas SPAK, hetimet ndaj saj dhe familjes Meta janë ende në zhvillim e sipër, përfshirë një hetim pasuror.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit