Transmetuar më 27-02-2025, 12:05

Tiranë, 27 shkurt 2025 – Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe njerëzve të tij të ngushtë, duke i akuzuar ata për vjedhje dhe abuzime. Gjatë një deklarate të bërë këtë të enjte, Berisha tha se qeveria aktuale ka shkelur ligjin dhe është e mbushur me veprime të dyshimta që do të çojnë në fundin e saj.

Berisha përmendi dy arsye kryesore që, sipas tij, do të çojnë në rrëzimin e qeverisë. Ai e akuzoi Ramën për fshehjen e veprimeve të tij dhe theksoi se sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, është përfshirë në abuzime me dhurimin e tokave.

"Po ju vjen fundi nga njeriu i cili nuk guxon të vijë më në parlament. Pse nuk vjen ai këtu? Dy arsye madhore janë! Së pari, ku është sekretari juaj i përgjithshëm i kryeministrisë? Ku është Agaçi? Pse e fshehni? Po mashtoni qytetarët shqiptarë kur thoni ‘është në spital’. Kur unë thashë se u arratis, përhapët thashethemin ‘është në intubim’. A do të ndiqni këtë rrugë? Do të arratiseni?”, tha Berisha.

Ai gjithashtu tha se laptopi i Agaçit, që përmban prova për vjedhjet e bëra nga qeveria, ndodhet tashmë në Prokurori: "Laptopi është në prokurori. Laptopi ka të gjitha vjedhjet e tmerrshme që janë kryer."

Përveç kësaj, Berisha theksoi se dosja “McGonigal” po shpërthen dhe që ajo është një provë e korrupsionit të nivelit të lartë që përfshin Edi Ramën: “Dosja McGonigal po shpërthen. Damian, e di që ke thënë se të ka urdhëruar Edi Rama, por ka një ligj që thotë ‘urdhërat e paligjshëm mos i zbato’. Ajo dosje nuk mbyllet. Damian, shko ku të duash, dëshmitar do thirresh për Edi Ramën”, theksoi lideri demokrat.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit