Transmetuar më 27-02-2025, 11:48

Tiranë, 27 shkurt 2025 – Petrit Qoli, i akuzuar për vrasje me paramendim dhe i përfshirë në dosjen "Plumbi i artë", ka hedhur akuza të forta ndaj bashkëpunëtorit të tij Nuredin Dumani, i cili aktualisht është pjesë e hetimeve të SPAK. Qoli ka shfryrë me një denoncim të fortë, duke e akuzuar Dumanin për luksin që gëzon, ndërkohë që ai dhe të tjerët janë të ndodhur në kushte të rënda në burg.

Petrit Qoli ka thënë: “Dumani si vrasës me pagesë shijon jetën jashtë sallës, ndërsa ne baltosemi. Ai ka Coca-Cola, palestër dhe femra. Kam humbur 40 kg, jemi në burg kot. Jam 25 vite besimtar dhe shpresoj që prokuroria dhe gjykata të ma heqin baltën. Kam frikë se do të vdes nga veremi dhe jo nga burgu. Ai është mongol leshator, dhe do bëhemi si Nuredini, do vrasim 5-6 vetë dhe do nxjerrim 5 milion euro të groposura. Dalim dhe marrim statusin”.

Përveç kësaj, gjykata ka vendosur pezullimin e afatit të paraburgimit për të gjithë të akuzuarit deri në seancën e ardhshme, që do të mbahet më 4 mars.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit