

Sipas programit argjentinas LAM, një nga fëmijët e Wanda-s dhe Maxi-t ka rrëfyer se është goditur disa herë në kokë nga Icardi, gjë që ka çuar në ndërhyrjen e shkollës. Pas testimeve psikologjike dhe takimeve me specialistë, djali ka folur për një sjellje të ashpër nga sulmuesi i Galatasaray, edhe pse fillimisht e kishte përshkruar si një njeri të mirë. Aktualisht, institucioni shkollor po heton më tej rastin.
Kjo akuzë e re i shtohet një serie të gjatë përplasjesh ligjore mes dy ish-bashkëshortëve. Sipas “La Nacion”, tashmë janë mbi dhjetë padi të depozituara dhe më shumë se 14 masa mbrojtëse kundër Icardit. Çështja shpërtheu në nëntor të vitit 2024, kur Wanda e akuzoi për dhunë psikologjike dhe ekonomike, çka çoi në dëbimin e tij nga vila ku jetonte me të. Më vonë pasuan akuza për kërcënime dhe mbajtje të armëve, duke bërë që autoritetet argjentinase t’i ndalonin atij afrimin me ish-gruan.
Nga ana tjetër, Icardi nuk ka qëndruar pasiv dhe është kundërpërgjigjur me padi për pengimin e kontakteve me fëmijët, ngacmim dhe shpërndarje të materialeve private. Ai gjithashtu e ka akuzuar Wanda-n për rrëmbim të fëmijëve dhe tradhti bashkëshortore gjatë martesës së tyre, duke u përpjekur ta kthejë situatën në favorin e tij.
Me akuzat e reja që tani përfshijnë edhe Maxi Lopez, duket se konflikti mes Wanda-s dhe Icardit nuk do të marrë fund shpejt. Nëse hetimet vërtetojnë dyshimet, ish-kapiteni i Interit jo vetëm që mund të përballet me pasoja ligjore, por edhe me një dëm të madh në imazhin e tij publik.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





