Transmetuar më 27-02-2025, 10:18

Neymar ka folur për karrierën e tij dhe perceptimin që disa kanë pasur për të si "princi që nuk donte të bëhej mbret". Në një intervistë me YouTuber-in The Grefg, ylli brazilian ka sqaruar se për të ekziston vetëm një mbret në futboll dhe ai është Pelé.

"Nuk është se nuk doja të isha mbret, por për mua mbret është vetëm një në futboll, Pelé. Më ndodhën shumë gjëra, pata disa dëmtime që më kushtuan mjaft në karrierë, por Zoti e deshi kështu. Nuk kam arsye të jem i trishtuar, përkundrazi", – tha Neymar.

Pavarësisht gjithçkaje, braziliani ndihet krenar për rrugëtimin e tij: "Jam shumë i lumtur me karrierën dhe jetën time. Gjithçka që ëndërrova, e realizova, madje edhe gjëra që as nuk i kisha imagjinuar. Jam mirënjohës ndaj Zotit që më ndryshoi jetën, atë të familjes sime dhe të miqve të mi. Kjo është ajo që ka më shumë rëndësi për mua".

Një reflektim i sinqertë nga një lojtar që, pavarësisht dëmtimeve dhe zgjedhjeve të bëra, mbetet një nga talentet më të mëdhenj të brezit të tij.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit