Transmetuar më 27-02-2025, 10:08

Durrës, 27 shkurt 2025 – Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Martin Camaj" dhe është raportuar nga policia.

Viktima e aksidentit është shtetasi 37-vjeçar Rinor Lami, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkaq, dy të plagosurit janë shtetasja Trëndafile Çaushi, drejtuese e një automjeti që ka përplasur 37-vjeçarin, dhe pasagjerja e saj, shtetasja K. D., të cilat ndodhen aktualisht në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 27.02.2025, në lagjen nr. 13, Durrës, në rrugën ‘Martin Camaj’, automjeti me drejtues shtetasin R. L., 37 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen T. Ç., 49 vjeçe. Si pasojë, shtetasi R. L. ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa shtetasja T. Ç. dhe pasagjerja e saj, shtetasja K. D., janë dëmtuar dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve,” bëri të ditur policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe për të sqaruar shkaqet e këtij tragjedi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit