Transmetuar më 27-02-2025, 09:03

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Marcello Lippi analizoi momentin e Interit, Napolit dhe trajnerëve të tyre, Simone Inzaghit dhe Antonio Contes.

Për garën e titullit: "Nuk e prisja një duel të tillë të drejtpërdrejtë. Interi dhe Napoli ishin favoritët e mi bashkë me Juventusin, por Interi është më i fortë. Zikaltrit kanë ende potencial të pashfaqur plotësisht. Napoli ka bërë mirë që ka qëndruar lart, por mos harroni Atalantën".

Conte apo Inzaghi: "Conte ka qenë një nga lojtarët e mi, ishte gjithmonë një pikë referimi për shokët e skuadrës. Inzaghin e njoh më pak, por po kalon një fazë të madhe rritjeje profesionale".

A është kriza e Interit dhe Napolit e vërtetë: "Tri ndeshje pa fitore nuk janë arsye për të folur për krizë. Si mund të jenë në krizë dy ekipet e para në renditje? Për mua, Interi mund ta fitojë Champions League. Mund të mundë këdo. Është një ekip i ekuilibruar dhe i fortë".

Interi ka më shumë ndeshje: “A do të lodhet? Jo, përkundrazi. Kampionati, Championsi, Kupa e Italisë, ky kalendar i mbushur është njëlloj avantazhi ndaj Napolit. Kur luan vazhdimisht, motivimi është më i madh. Lojtarët e mi nuk donin të pushonin as në miqësore".

Sfida kryesore e së dielës: "Lobotka kundër Çalhanoglu? Napoli dhe Interi lëvizin rreth tyre. Interi e ka vuajtur mungesën e turkut. Të dy janë më të ngjashmit me Pirlon në mënyrën si e interpretojnë rolin, por Pirlo ishte një nivel tjetër. Vetëm Modric mund të krahasohet me të".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit