

Carlo Ancelotti analizoi në konferencën për shtyp atë që ndodhi në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së “Copa del Rey” mes Real Madridit dhe Real Sociedad, e fituar minimalisht në transfertë nga të tijtë.
Asensio dhe thirrjet në stadium: "U veprua siç duhej. Vinicius e informoi arbitrin dhe ai bëri atë që duhej bërë. Asensio ishte i prekur. E zëvendësova për këtë arsye dhe për shkak të kartonit të verdhë. Askush nuk pëlqen të dëgjojë thirrje që të vdesë në një stadium".
Gjendja e lojtarëve: “Ceballos ka një problem muskulor, nesër do t’i bëjmë testet. Lunin do të luajë edhe në ndeshjen e kthimit. Për finalen do të vendosim më vonë. Është ende herët për ta hapur debatin për titullarin e portës".
Gjendja e skuadrës: "Po ecën shumë mirë, të rinjtë po na japin shumë".
Rezultati: "Mbetet të luhet ende ndeshja e kthimit përballë një ekipi të madh. Mund të kishim shënuar më shumë, por edhe Real Sociedad na vuri në vështirësi".
Zgjedhjet taktike: “Mbrojtës i djathtë? Duhet ta shohim. Më pëlqeu Asensio. Të tre mund të luajnë në atë pozicion. Jemi me fat që kemi mbulim të mirë. Për më tepër, Alaba tashmë është gati".
Një mendim për Endrick: "Ka finalizim të saktë përpara portës. Është i shpejtë dhe i fuqishëm, por duhet të përmirësojë kontrollin e topit. Është shumë i ri dhe mëson me shpejtësi".
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





