Transmetuar më 26-02-2025, 22:58

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka paralajmëruar vendosjen e një tarife prej 25% ndaj vendeve të Bashkimit Evropian, duke tronditur kështu raportet tregtare me BE-në. Gjatë një takimi të kabinetit të tij të mërkurën, Trump theksoi se vendimi është marrë dhe detajet rreth tarifave do të publikohen shumë shpejt. Ai ka saktësuar se tarifa do të jetë 25%, duke përfshirë edhe partnerët tregtarë më të mëdhenj të SHBA-së, si Kanadaja dhe Meksika.

Trump e ka lidhur këtë masë me sektorin e prodhimit të makinave dhe ka deklaruar se tarifat mund të aplikohen në mënyrë të përgjithshme për disa produkte. Ky zhvillim ka ngritur shqetësime në BE, që është partneri i tretë më i madh tregtar i SHBA-së, pas Kinës dhe Meksikës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit